“Ka harxhuar rrogën për të shkuar në Athinë”, ish-drejtori i Teatrit të Bylisit i përgjigjet “live” Sulit

“Drejtorit të Fierit i ka plasur shpirti të shkretit se ka vajtur me lekët e veta në mitingun e Ramës. Ka harxhuar 600 mijë Lekë, aq e ka rrogën. I ka ardhur në majë të hundës. Thotë duhet të bëj një foto që ta vërtetoj që kam qenë këtu”, ka qenë kjo deklarata e sekretarit të OMONIA-s, Marin Sulit në emisionin “Opinion” në Tv Klan gjatë mbrëmjes së sotme.

Kjo ka nxitur reagimin e personit të cituar nga ana e Sulit, i cili përmes një mesazhi dërguar në emision, ka thënë se ai është ish-drejtor i Teatrit Bylis. Teksa ka sqaruar se pse ndodhej në Greqi atë ditë, ai i ka kërkuar publikisht Marin Sulit që të tregojë se ku e ka marrë informacionin se ka shkuar me lekët e rrogës së tij në mitingun e kryeministrit Rama në Athinë.

 

Blendi Fevziu: Thotë “mirëmbrama, jam Klajdi Marku, ish-drejtori i Teatrit Bylis”.

Marin Suli: Ish, o i ziu.

Blendi Fevziu: Dua ta pyes Z.Suli se ku e ka marrë informacionin që unë me lekët e rrogës time kam shkuar në mitingun e kryeministrit në Athinë. Për saktësi, kam qenë në Korinthos të Greqisë, i ftuar në Festivalin Europian të të Rinjve të Antikitetit në emër të qendrës kulturore në cilësinë e regjisorit të shfaqjes. Pjesëmarrja në miting ishte dëshirë e ekipit. Do ta vlerësoja nëse e lexonit.

Marin Suli: I nderuar ish-drejtor më vjen keq që ke ikur nga puna. Me çfarë lekësh vajti nga Korinthi në Galatsi, ekipi dhe ai vetë? Me lekët e partisë apo me lekët e veta? I qava hallin, thashë nga lekët e rrogës, e detyroi partia të vihej në rresht.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com