Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratat e zv.kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vulin, i cili pas takimit të Ramës në Athinë tha se vetëm ‘bota serbe’ mund ta ndalë Shqipërinë e Madhe.
Me gazetarët pas Samitit të Kotorit BE-Ballkani Perëndimor, Rama ka ironizuar Vulin duke thënë se fytyra e tij nuk ka nevojë për komente lidhur edhe me deklaratat e tij.
‘Një njeri i mençur ka thënë se pas të dyzetave çdo njeri mban përgjegjësi për fytyrën që ka. Nëse shikoni fytyrën e personit që i referoheni mendoj se nuk ka nevojë për një koment deklaratat e tij’, tha Rama/m.j