Seanca ndaj Fredi Belerit dhe Pandeli Kokaveshit, të cilët kanë ankimuar vendimin e GJKKO për dënimin e tyre, do të zhvillohet në datën 27 maj, në orën 10:00.
Fredi Beleri, i cili u arrestua më 12 maj 2023, ka dorëzuar dosjen në Apelin e Gjykatës së Posaçme të premten (3 maj) dhe pritet te hidhet shorti për t’u caktuar trupa gjykuese.
Kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës u shpall fajtor më 5 mars për blerje votash dhe u dënua me dy vite heqje lirie nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Ndërsa bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi u dënua me tre vite shërbim prove. Kjo masë lehtësuese për Kokaveshin u dha pasi ai ka probleme shëndetësore, si dhe fëmija i tij i mitur ka probleme shëndetësore.
Sipas GJKKO, vuajtja e dënimit për Fredi Belerin nis që nga dita kur është arrestuar, pra më 12 maj 2023. Sipas përllogaritjeve, kryetarit të zgjedhur të bashkisë i Himarë e mbetën edhe 1 vit e 3 muaj burg.
GJKKO thotë se dënimin do ta kryejë në një burg të sigurisë së zakonshme. Fredi Beleri po qëndron në paraburgim që prej zgjedhjeve të majit të vitit 2023, që do të thotë se i kanë mbetur rreth 9 muaj dënim për të shlyer në qeli. Kjo për shkak se ditët e paraburgimit llogariten si një ditë e gjysem në qelinë normale të burgut.
/a.r