Rama krah Kurtit, fotoja që bëri bashkë tre kryeministrat shqiptarë

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe të BE u bënë bashkë në samitin në Mal të Zi.

Gjatë punimeve të samitit, liderët zhvilluan edhe foton familjare që bëri bashkë 3 kryeministra shqiptarë në Ballkanin Perëndimor.

Në foto, Rama shihet krah kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, ndërsa i pranishëm është edhe kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri. Krah Xhaferrit vihet re presidenti serb Aleksandër Vuçi.

Ky takim rajonal që zhvillohet nën logon “Një rajon, vizion i përbashkët”, pason takimet e mëparshme të këtij niveli mes liderëve, në Tiranë dhe në Shkup, ku është diskutuar gjerësisht mbi Planin, që synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me vendet e BP.

Samiti është i konceptuar në dy panele, përkatësisht: “Angazhimi dhe planet e së ardhmes”, si dhe “Kontributi për fuqizimin e bashkëpunimit rajonal”, me pjesëmarrjen liderëve të rajonit, si dhe Komisionerit të BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi. dhe Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien. Në Samit janë të pranishëm drejtues e përfaqësues të organizatave partnere si Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Evropiane e Investimeve, Banka Botërore, përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian,etj.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com