“Gruaja ka dashnor”, zbardhet dëshmia e Aleks Markut: Dje erdhën për të na sulmuar prandaj dola me kallashnikov

Aleks Marku, 40-vjeçari i cili ditën e djeshme terrorizoi fëmijët e tij në një apartament me qira në zonën e Shkëmbit të Kavajës në Durrës ka dëshmuar para hetuesve. Ai pranon se ka pasur konflikte me bashkëshorten, Bardha Marku dhe pretendon se kjo e fundit kishte lidhje me dikë tjetër.

Ndërkohë që pohon se në apartmentin ku shkoi mori fëmijët sepse donte t’i largonte nga i dashuri i gruas.

Ditën e djeshme, kur u arrestua, pretendon se “i dashuri i gruas” kishte shkuar për ta sulmuar prandaj kishte dalë me kallashnikov në dritare.

Aleks Marku: Unë me fëmijët kam katër ditë që qëndroja në shtëpi në plazh dhe fëmijët ishin shumë mirë me mua. Gruaja kishte ikur në Itali dhe kemi disa kohë që kemi debate me njëri-tjetrin. Nga debati i fundit që patëm ajo u largua për në Itali dhe unë mora fëmijët dhe erdhëm në Durrës. Ajo ka dashnor dhe prandaj doja t’i largoja fëmijët. Dje në shtëpi kanë ardhur dashnorët e saj për të na sulmuar dhe unë prandaj dola në dritare duke qëlluar që të largoheshin. Nuk i kam bërë gjë fëmijëve, thjesht djalin e mora me vete në ballkon kur po qëlloja, që ta kisha dëshmitar. Nuk jam treguar i dhunshëm me fëmijët.

Edhe bashkëshortja e tij Bardha Marku pohoi dje se  ka patur konflikte të vazhdueshme me të shoqin dhe se tani ajo kërkon urdhër mbrojtje, pasi ka frikë nga reagimi i te shoqit, kur ai të dalë nga burgu.

Bardha tha se bëri denoncimet në polici ndaj të shoqit, pasi kishte frikë, kur dëgjonte  lajme të rënda duke iu referuar dhunës  dhe vrasjeve në familje.

Ajo tha gjithashtu se nuk është dhunuar fizikisht nga i shoqi, por vetëm psikologjikisht. Por Bardha Marku insiston  se i shoqi nuk mori peng fëmijët dhe thekson se çifti kishin rënë dakord që fëmijët t’i mbante Aleks Marku 40 vjeç, pasi ajo shkoi në Itali për çështje dokumentacioni.

“Unë e mora vesh se më ka marrë policia e Durrësit sot në mëngjes ngaqë unë kam ardhur mbrëmë nga Italia, kam ardhur në orën 2. Mos të vija në rrezik fëmijët. Kisha llogaritur të vija ose nesër, ti thoja Aleks do mi sjellësh fëmijët ose të marrë policinë. Në mëngjes me ka marrë policia dhe më ka thënë hajde merr fëmijët. E para është shyqyr që më kanë shpëtuar fëmijët. Kam qenë në Itali me miratimin Alkesit, nuk kemi qenë të ndarë, por kemi pasur konflikte të vogla. Kisha punët e mia në Itali prandaj kam shkuar. Do të kthehemi në Lezhë do të fus edhe fëmijët në shkollë në Lezhë. Kam bërë denoncime pasi pinte, kishim frikë duke dëgjuar edhe lajme të rënda, edhe nga frika kam bërë denoncim i kam thënë do të ndodhë ndonjë gjë ndonjë di. Fizikisht se më ka dhunuar, por psikologjikisht. Për momentin fëmijët janë mirë. Po u ofrohet ndihmë nga psikologë. U larguam nga problemet këtu. Vendosëm të jetonim në Durrës, të bëjmë jetën normale. Ka 2 javë që jemi në Durrës. Në sy tanë nuk ka konsumuar lëndë narkotike. Edhe mund të ketë konsumuar mbrëmë. Shumë pak flisja më fëmijët. Dy ditët e fundit fare. Nuk i nxirrte dhe nuk tregonte vendin ku është. Ai peng nuk i ka marrë, se fëmijët ju ka besuar qejfin, me dalë. Jo nuk e di po peng nuk i ka marrë peng, ka qenë me miratimin e të dyve. Unë mendoj nga pija. Unë kërkoj urdhër mbrojtje nga shteti. Kam frikë kur të dalë nga burgu”, tha Bardha Marku per mediat.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com