“Jeni arrogantë!” Mitsotakis mesazh vendeve fqinje: Kemi dhe ne vijat tona të kuqe

Greqia ka paralajmëruar Maqedoninë e Veriut me bllokim të ratifikimit të Memorandumeve të Prespës. Kështu është shprehur kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, në një intervistë për median greke Sky.

Mitsotakis thekson se shpeshherë ka vënë në dukje problemet e Marrëveshjes së Prespës dhe se çdo devijim do të ketë pasojë në rrugën drejt integrimit europian. Shkaku është deklarata gjatë betimit të presidentes së re të Maqedonisë së Veriut, Gordana Davkova, e cila përdori termin “Maqedoni”.

“Unë i kisha vënë në dukje problemet nga Marrëveshja e Prespës, pasi marrëveshja përcakton termin maqedonas dhe gjuhën maqedonase. E paralajmërova edhe qeverinë e re në Shkup me një deklaratë të qartë se çdo devijim nga Marrëveshja e Prespës do të ketë pasoja të rënda, si në marrëdhëniet me ne, ashtu edhe në rrugën drejt Europës”, tha Mitsotakis.

Kryeministri grek përmendi Turqinë dhe raportet me vendet fqinje. Ai theksoi se Greqia duhet të shmanget nga politika nacionaliste dhe mbajtjen e seriozitetit në politikën e jashtme.

“Do të ishte e lehtë edhe për mua të bëja një politikë “krenare” që do t’ua përkëdhelte veshët disave, por çfarë pastaj? A u dëmtua vendi nga takimi me Erdoganin? Ne mbështetëm qëndrimin europian për Hamasin, si një organizatë terroriste. Unë e kuptoj presionin e sondazheve, por politika e jashtme ka nevojë për një seriozitet. Politika e jashtme nuk bëhet me qëndrime kaq të përcipta e ndonjëherë arrogante”, shtoi Mitsotakis.

Në të njëjtën kohë, kryeministri grek u ka dërguar mesazhe Turqisë dhe Shkupit, duke theksuar se Greqia nuk kërkon miratimin e askujt për çështjet kombëtare dhe sovranitetin e asaj. Politika e Jashtme greke si pas Mitsotakis, nuk ka ndryshuar në katër vitet e fundit, kemi përcaktuar rreptësisht vijat tona të kuqe, kemi forcuar ushtrinë, por edhe kemi forcuar aleancat me vendet e tjera.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com