Pronari i një berberhane në Kavajë dhe një person tjetër janë vënë në prangat e policisë.
Mësohet se ata shisnin doza kokaine në këtë subjekt.
“Shisnin doza kokaine, në një berberhane në lagjen nr. 6, arrestohen në flagrancë pronari i subjektit dhe 1 shtetas tjetër. Sekuestrohen një sasi kokaine, e ndarë në doza, gati për shitje, si dhe 1 peshore elektronike dhe 4 celularë. Pas një hetimi të kryer nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, në kuadër të megaoperacionit kombëtar antidrogë të koduar “Tempulli”, u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga shtetasit Xh. Ll., 28 vjeç dhe M. S., 28 vjeç, të dy banues në Kavajë. Në subjektin (berberhane) në pronësi të shtetasit Xh. Ll., shërbimet e Policisë gjetën një sasi kokaine, të ndarë në dhjetëra doza, me qëllim shitjen, si dhe 1 peshore elektronike që shërbente për këtë veprimtari kriminale”, thotë Policia për rastin.
/a.r