Kalimi i pronës shtetërore në private, Çupi: Po ia jepni klientëve për kulla; Shalsi: Po dezinformoni!

Projektligji për kalimin e pronës shtetërore në private ka shkaktuar debate me tone të ashpra në Kuvend. Deputetja demokrate Dhurata Çupi tha se ky projektligj është abuziv dhe në shkelje të Kushtetutës.

Sipas saj ky projektligj bëhet nga qeveria për t’i shërbyer klientëve te saj që të ndërtojnë kulla.

“Sot është edhe për privatizimin e pronave shtetërore. Unë jam e bindur që propozimet nuk janë të PS, ky është propozim i kryeministrit. Ju kërkoj që ta tërhiqni nga votimi dhe shqyrtimi, është dhe antikushtetues. Ky ligj do marrë edhe ato pak prona shtetërore dhe ia kalon privatit për kulla. Është projektligj klientelist dhe i porositur”, tha Çupi.

Propozuesi i këtij projektligji, Eduard Shalsi i cilësoi si dezinformomë dashakeqe deklaruarat e koleges së tij Çupi, ndërsa tha se të gjitha argumentet i dha në komision e Ekonomisë.

“Unë jam linçuesi i këtij propozimi. Folët për dhurim të pronave dhe kalimin e çdo prone shtetërore te privati. Në rastin më të mirë jeni të painformuar dhe në rastin më të keq  me ligësi dhe keqdashësi po dezinformoni”, tha ai.   Ky projektligj ka kaluar me diskutime të forta edhe në komisione, ku është miratuar vetëm me votat e mazhorancës. Sipas këtij projektligji pronat shtetërore do të mund të shkëmbehen me ato private të bizneseve të ndryshme.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com