Tre orë debate, komisioni i TIMS miraton kërkesën: Balla do dëshmojë me dyer të mbyllura

Pas tre orësh debate komisioni hetimor për të dhënat e TIMS ka miratuar kërkesën që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura gjatë dëshmisë së ministrit të Brendshëm Taulant Balla.

“Po hedh për votim kërkesën e Naços që mbledhja e komisionit të bëhet me dyer të mbyllura. Mos i fusni duart kështu pa ua dhënë fjalën.

Mbledhja me dëshmitarin të bëhet e mbyllur. Anëtarët e pa pajisur me certifikatë sigurie të marrin pjesë në mbledhje dhe mbledhja të zhvillohet.

Më vjen mirë që sa herë ju flas unë ju kërceni përpjetë”, tha kryetari i komisionit Ervin Salianji, ndërsau votua pro kërkesës mes tensionesh./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com