Mes debateve të shumta, deputetët e Partisë Socialiste braktisën komisionin hetimor parlamentar për ndërhyrjen në të dhënat e sistemit TIMS.
Shkak i debate ishte kërkesa e komisionit për të thirrur ministrin e Brendshëm, Taulant Balla. Socialistët kërkuan që mbledhja të zhvillohej me dyer të mbyllura me pretendimin se ministri dispononte informacione sekrete për të cilat Prokuroria e Tiranës po zhvillon hetime.
Kryetari i Komisionit Ervin Salianji kërkoi që Taulant Balla të paraqitet të dëshmojë e jo të fshihet. “Gjejeni se ku është futur”, iu drejtua ai anëtarëve socialistë të cilët mbrojtën mungesën e Ministrit.
“Cojini sms Edi Ramës që të nisë Ministrin në Komision se po lini nam e po turperoheni. Do dal e do ta gjej vetë e do t’i them, pse fshihesh?, tha Salianji./m.j