Zayn Malik zbulon se përse e larguan dy herë nga ‘Tinder’

Zayn Malik është rikthyer së fundmi në muzikë me albumin e tij të shumëpritur “Room Under the Stairs” i cili do të publikohet më 17 maj. Kanë kaluar nëntë vjet që nga koha e ‘One Direction’ dhe fansat janë të kënaqur të shohin se Zayn po rikthehet në muzikë.

Së fundmi, Zayn bëri një intervistë të thelluar me revistën Nylon, ku nuk u frenua të hapej për jetën e tij të dashurisë, që nga përdorimi i aplikacioneve të takimeve si Tinder e deri te jeta e tij me Gigi Hadid.

Zayn ka pasur dy marrëdhënie të mëdha publike që nga krijimi i One Direction. Ylli ishte në lidhje me Perrie Edwards të Little Mix nga viti 2011 deri në 2015 dhe u fejuan me njëri-tjetrin në vitin 2013. Më vonë në vitin 2015, Zayn u pa me Gigi-n dhe dyshja ishin bashkë deri në vitin 2021. Dyshja kanë së bashku një vajzë e cila ka lindur në vitin 2020.

Duke folur për revistën, Zayn zbuloi se është futur në aplikacione takimesh për të takuar njerëz të rinj.

“Nuk ka rezultuar i suksesshëm për mua. Të gjithë më akuzuan se isha mashtrues. Ata thonin: ‘Për çfarë po i përdor fotot e Zayn Malik?’ Më kanë hequr një ose dy herë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com