Meritoni rrëfen ndjesitë e humbjes përballë Julit: Kam luftuar shumë

Spektaklin e mbrëmjes së djeshme Juli përballë Meritonit u shpall finalisti i dytë. Aktori mori urimet e banorëve të mbetur në shtëpi të cilët po garojnë për çmimin e madh.

Një urim i përzemërt nuk mungoi as nga Meritoni i cili edhe pse kundërshtar në lojë, u shpreh se Juli e kishte mëse të merituar titullin si finalist i dytë. Megjithatë pas darkës ai ka rrëfyer ndjesinë që pati në momentin që u përmend emri i Julit si finalist, ku u shpreh se për të ishte e rëndë pasi ka “luftuar” në këtë format dhe meriton dhe ai të jetë finalist.

“Unë jam rritur me gara. Ja uroj të mirën, i urova dhe fat. Gjatë krejt javës nuk u mundova me e godit edhe në gabimet. S’më ka interesuar. Me dinjitet e gëzoftë. I ikim kësaj. Por qenka e rëndë, shumë e rëndë që 3 ditë para zgjedhjes së finalistëve, me t’a marrë tjetri finalen dhe ti me e pa tjetrin ulur aty finalist. Jo e rëndë se pse ai. Atë e ka zgjedhur publiku, ec përpara. Tani ke ato pikëpyetjet e tua, nëse je finalist. Ku kam gabuar? Kam luftuar shumë. E kam me veten dhe qenka e rëndë. I thashë Romeos për mua humbja është fitore. Nuk do doja këtë përjetim me pas në këtë pikë të lojës. Më e bukura do kishte me qenë kur të më hapnin të shtunën derën, atëherë pikiatë krejt”, u shpreh Meritoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com