Françeska Murati është pyetur mbrëmjen e kaluar nga Romeo Veshaj në lidhje me bashkëshortin e saj.
“Ke merak për Egysin jashtë tani?”, duke nënkuptuar se mos ajo ka frikë që bashkëshorti do ta tradhtojë pasi u bënë disa muaj që ajo është futur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Duke qeshur, Françeska fik mikrofonin që mos të dëgjohet dhe tha: “Ka shoqen e tij më të mirë dorinën”.
“Sa budallaqe”, u shpreh Romeo, ndërsa Julian Deda shtoi:
“Mirë se e paske lënë në duar të sigurta”.
Përgjigja e Françeskës shkaktoi të qeshura tek banorët.