S’është Ozempic,Kelly Clarkson tregon ilaçin që e ka ndihmuar të humb peshë

Kelly Clarkson pranon për herë të parë se ka përdorur një ilaç të ngjashëm me Ozempic për të humbur kilogramët e tepërt. Gjatë një interviste me Whoopi Goldberg në “Kelly Clarkson Show”, këngëtarja dhe prezantuesja 42-vjeçare ka treguar se ka ndjekur edhe mjekime të tjera për të humbur peshë.

“E imja është e ndryshme nga sa mendojnë njerëzit, por përfundova duke e bërë vetë. Të gjithë mendojnë se është Ozempic, nuk është. Është diçka tjetër”, tha Kelly Clarkson.

Sipas Extra TV, këngëtarja raportohet se ka humbur 27 kilogramë. Siç e kishte përmendur edhe në të kaluarën, mjekimin nuk e ndoqi vetëm, por me këshillën e mjekut të saj, pasi kishte bërë përpjekje të vazhdueshme për të rënë në peshë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com