Vizita e Ramës në Athinë, deputeti socialist: Vota e diasporës do të realizohet deri në vitin 2025

Vijon jehona e takimit të kryeministrit Edi Rama me bashkatdhetarët në Athinë ditën e dielë në kuadër të turit që ai ka vendosur të mbajë në disa shtete të Europës ku ka emigrantë shqiptarë.

Lidhur me vizitën e Ramës në Athinë foli sot për edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus përmes një lidhje direkte me Skype, deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Dibrës, Lavdrim Krashi.

Në intervistën e tij me gazetarin Aleksandër Furxhi, deputeti socialist tha se qytetarët shqiptarë që jetojnë në Greqi u shprehën të kënaqur me faktin se Rama iu ul në gjunj atyre, duke treguar vlerësim për ata.

Për sa i përket votës së diasporës, deputeti socialist tha se ka besim se vota e disporës do të realizohet deri në zgjedhjet e 2025, ndërsa i bëri thirrje opozitës që të bashkëpunojë për realizimin e ketij plani. Më tej ai tha se takimi i radhës i Ramës me shqiptarët e diasporës do të zhvillohet në Londër.

Pjesë nga intervista

Aleksandër Furxhi: Vota e diasporës ka ardhur përsëri në qendër të vëmendjes, si përballet PS me këtë kritikë që edhe në Athinë u thanë shumë gjëra por nuk u përmend çështja e votës së diasporës. Ju si mendoni?

Lavdrim Krashi: Për sa i përket çështjes për votën e diasporës, PS është forca politike më e qartë. Natyrisht unë nuk kërkoj dakordësim me kolegët e opozitës për çdo gjë që themi ne, por për votën e diasporës opozita duhet të gjejë forcë në veten e saj të mos krijohen alibi se si po bëhet vota dhe ka përpjekej për të manipuluar. Faktet flasin qartësisht. Ne jemi të vendosur për realizimin e e votës së diasporës, kuptohet ka një proces. Grupi i dialogut nuk ka për të shpikur rrotën. Menyra e votimit dhe numërimit të votës së diasporës është, nuk kërkon rishpikje të rrotës, ajo ekziston në sensin se të gjitha vendet anëtare të NATO dhe BE kane siguruar kete mundesi te diasporës dhe Shqipëria nuk ka se si të mos e bëjë.

Aleksandër Furxhi:Ka vite që flitet, të gjitha forcat politike e premtojnë, por megjithatë ja ku jemi, viti 2025 po vjen dhe a besoni ju se do të realizohet kjo deri vitin tjetër?

Lavdrim Krashi: Unë jam nga ata që e shohin gotën gjysmë plotë dhe jo gjysmë bosh dhe akoma kam besim se vota e diasporës do të realizohet në vitin 2025, pa hyrë në teknikalitete,  përveç postës shqiptare ne kemi dhe posta ndërkombëtare…nuk mendoj se posta shqiptare apo një post tjetër do të ulë reputacionin e saj për manipulimin e mundshëm të votës së diasporës.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com