Fationi ”shpërthen” kundër Gracianos pas ofendimeve ndaj Heidit

Në ditët e fundit Heidi dhe Graciano janë përfshirë në debate të forta, ku nga ky i fundit nuk kanë munguar edhe ofendimet.

Graciano kërkoi ndjesë për fjalët e rënda që përdori. Megjithatë, ai vijoi akuzat, duke thënë se Heidi e ka provokuar duke i shkelur syrin, teksa ka qenë duke puthur Romeon.

Për këtë, Fationi nga studioja ka reaguar ashpër, pasi dhe emri i tij është përmendur prej Gracianos në debatet apo akuzat ndaj Heidit dhe ish-banori e ka cilësuar Gracianon si skuth, teksa ka patur kritika dhe për Romeon pasi sipas tij, duhet të reagonte.

“Graciano është super skuth, bën gjithçka për lojë. Romeo ke thënë që Heidi do jetë shoqja jote e jetës. Ta tha Heidi situatën çfarë kishte ndodhur, e dëgjova dhe që ta ka thënë vetëm Graciano që i kishte përmendur edhe Alfion dhe mua. Nuk më pëlqen kjo që bën. Njeriu i del në krah shoqes së jetës. Nuk dua të flas për dhunë por pres nga ty si djalë shqiptar, si vlonjat, të reagosh që në momentin që e dëgjon, jo tani në “Prime”. Në këtë rast, të betohem, reago sepse pretendon që është shoqja e jetës. Mos e lër atë gocën të përfshihet në këto situata të shpifura, nuk e meriton ajo vajza nga ai monstra aty.
Ti reagon tek ‘më shkeli syrin’, dhe nuk flet tek ‘shko futju në krevat’. Ta them si mik, merre si këshillë
.”- tha Fationi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com