Qëlluan 10 herë mbi shqiptarin në Spanjë, arrestohen dy bashkëkombasit dhe një kolumbian

Policia spanjolle ka arritur të zbardhë atentatin ndaj 33-vjeçarit shqiptar mbrëmjen e 13 prillit në një qendër tregtare në Guadalmina në Marbella të Malagës.

Ndaj 33-vjeçarit shqiptar u qëllua 10 herë me armë zjarri, por fatmirësisht ai arriti tu mbijetojë plagëve të marra.

Autorët e kishin ftuar në një takim shqiptarin, ku aty i kishin bërë gati edhe kurthin për ta eliminuar fizikisht, por pa mundur të realizojnë qëllimin.

Policia spanjolle ka vënë në pranga dy autorët, të cilët janë po ashtu me kombësi shqiptare. Sipas mediave spanjolle personi që ka hapur zjarr mbi bashkëkombasin rezulton me precedentë për pengmarrje dhe armëmbajtje pa leje.

Ndërkohë personi i dytë i arrestuar, rezulton se kishte organizuar takimin. Në Madrid ka rënë në pranga edhe një person i tretë, shtetas kolumbian, i cili dyshohet se ka ndihmuar autorin të largohet.

Gjatë kontrollit të 3 banesave, policia spanjolle ka sekuestruar 12 mijë euro, disa celularë dhe dokumente të lidhura me hetimin.

Të dyshuarit, dy prej të cilëve janë mbajtur në paraburgim, akuzohen për vrasje të mbetur në tentativë, pjesëmarrje në organizatë kriminale, armëmbajtje pa leje dhe falsifikim.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com