“Duhet të jemi të unifikuar”, Minxhozi: Nëse Greqia heq ligjin e luftës…

Analisti Skënder Minxhozi thotë se në Shqipëri, politika duhet të jetë e unifikuar në raport me Greqinë, veçanërisht për ligjin e luftës.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Minxhozi u shpreh se nëse Greqia do të heqë ligjin e luftës me Shqipërinë, shteti fqinj do duhet të ribëjë sërish politikën e jashtme ndaj vendit tonë.

“Ato që shesh na duken si norma, kanune dhe gur kilometrik të një të shkuare shumë të largët, ende funksionojnë. Duket sikur janë mbuluar, ende funksionojnë. Ne duam t’i heqim, hiç më pak se gurin e themelit të politikës së jashtme greke ndaj Shqipërisë këto 70 vitet e fundit. Nuk po kërkojmë të heqim një normë e cila është anakronike, por për ta është themelore, nëse hiqet ligji i luftës, ata duhet të ribëjnë të gjithë politikën e jashtme ndaj vendit tonë. Nuk është pak. Ne duhet të unifikohemi dhe të ngremë zërin. Dyshoj që nëse do të jemi totalisht të unifikuar, sërish nuk do të arrijmë dot atë që duam”, theksoi ai./abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com