Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do t’i bashkohet ditën e sotme tubimit të simpatizantëve të ish-kryeministrit Sali Berisha poshtë banesës së tij, ku mbahet prej muajsh në arrest shtëpiak.
Meta është nisur në një marshim nga selia e PL së bashku me anëtarë dhe simpatizantë të partisë së tij drejt rrugës Mustafa Matohiti, e cila tashmë është emërtuar nga simpatizantët e Berishës si “Rruga e Shpresës”.
Kjo nuk do të jetë hera e parë që Meta i bashkohet këtij organizimi, pasi u bë pjesë disa javë më parë, në të njëjtën ditë kur u zhvillua edhe Konventa e Partisë së Lirisë.
Por me sa duket ka p’zhvillime’ te reja nga SPAK ne lidhje me dosjet ne ngarkim te Mete, ndaj po shkon serish poshte ballkonit te Berishes per te ‘qare hallet’ e njejta!/m.j