Gledisi i njohur si Buçko, iu dha vendimi për t’u larguar nga “Ferma VIP” kjo pasi kishte thyer një rregullore. Mirëpo Agai e vuri fermerin përballë dy zgjedhjeje: eleminim përfundimtar apo të shkonte në ishull dhe Gledisi zgjodhi këtë të fundit.
Nga ana tjetër, Ditea ishte një prej dy më pak të votuarave prej publikut e cila humbi sfidën përballë Xhesikës dhe sipas rregullave duhet të linte shtëpinë e “BBV3”.
Agai i dha një tjetër mundësi dhe Diteas ku publiku do të votonte për 12 orë nëse donin që Ditea t’i bashkohej Buçkos në ishull. Ajo u dërgua në një ambient tjetër teksa priti për vendimin e marrë për të dhe publiku vendosi që ajo të shkonte në Arameras me Buçkon mirëpo vetëm një prej tyre do të ketë mundësi të hyjë përsëri në fermë.