Policia ka shpallur në kërkim Fadil Ternovën, pasi ditën e djeshme qëlloi me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar në Bulqizë.
Ternova qëlloi me armë ë drejtim të një automjeti të parkuar, në pronësi të shtetasit Afrim Peti.
Fatmirësisht nga të shtënat nuk kishte pasoja në njerëz ndërsa policia është vënë në kërkim të autorit.
“Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë në drejtimin e Prokurorisë, në vijim të hetimeve të thelluara për dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, ku shtetasi Fadil Ternova, 36 vjeç, banues në Bulqizë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të parkuar të shtetasit A.P.
Në vijim të veprimeve, është bërë arrestimi i shtetasit Xhoni Sollaku, 20 vjeç, banues në Bulqizë, i cili ka ndihmuar autorin Fadil Ternova, për tu larguar nga vendngjarja.
Ndërkohë vijon puna intensive për kapjen e autorit të dyshuar”, njoftoi policia.
/a.r