Masakroi nënën e tij, zbardhet dëshmia e lezhjanit: Kam vrarë 2 mijë veta, s’më beson njeri…

Është zbardhur dëshmia e Arsen Danit, 62-vjeçarit që ditën e djeshme varu me thhikë nënën e tij në Lezhë.

“Kam vrarë 2 mijë vetë s’më beson njeri, vrava nënën time dhe ma besuan”, ka deklaruar 62-vjeçari para hetuesve.

Ditën e djeshme, 13 maj, ai masakroi me thikë nënë e tij të moshuar, 88-vjeçaren Gylije Dani, brenda apartamentit ku jetonin ne lagjen “Besëlidhja” të qytetit te Lezhës.

62-vjeçari ka shfaqur probleme të theksuara të shëndetit mendor, ndërsa po mbahet në dhomat e paraburgimit të komisariatit të Lezhës.

Si ndodhi krimi

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e djeshme rreth orës 14:30 minuta brenda një apartamenti në katin e katërt të një pallati në lagjen ‘Besëlidhja’ pranë bulevardit Gjergj Fishta.

Ish-arsimtarja Gjylije Dani, 88 vjeçe u qëllua disa herë me thikë në shpinë, nga djali i saj 62-vjeçar Arsen Dani.

Nga plagët e marra ajo gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa kanë qenë fqinjët të cilët kanë dëgjuar zhurmën dhe kanë njoftuar policinë në lidhje me ngjarjen.

Arsen Dani u prangos pa bërë rezistencë si dhe iu sekuestrua mjeti prerës (thikë) me të cilën kishte kryer vrasjen.

/a.r

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com