Ditën djeshme është zhvilluar një seancë e gjykimit të ish – ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe fuksionarëve të tjerë të Ministrisë së Shëndetësisë për të ashtuquajturën aferë të koncensionit të sterilizimit. Por edhe dje u raportua se nuk ka patur një seancë efektive pasi ende Prokoruria dhe Gjykata nuk kanë vënë në dispozicion të të pandehurve dosjen e plotë të akuzës.
Në muajt e fundit jemi njohur me qëndrim persistent të ish–ministrit të Shendetësisë në kërkesat e tij proceduriale dhe me sa duket ky i fundit është i vendosur të mos u bëjë asnjë lëshim procedurial as gjykatës dhe as prokurorisë së posaçme. Fillimisht Ilir Beqaj ka kërkuar të ketë në dispozicion pa pagesë dosjen. Pas një insitimi tremujor gjykata i dha të drejtë.
Ndërkohë prej 4 javësh ende nuk i është vënë as atij as të pandehurve të tjerë në dispozicion e gjithë dosja.
Sipas informacioneve, dosja përmban rreth 600 volume, 188 mije fletë dhe rreth 80 usb, cd, dvd etj.Duhet të jetë dosja më voluminoze në historinë e gjykimeve të drejtësisë shqiptare.
Nuk kuptohet se përse vazhdojnë të krijohen këto vonesa, ndërkohë që ka më shumë se 4 vite që hetohet dhe kur kjo çështje penale është një temë e ndjeshme për opinionin publik edhe për politikën. Aq më tepër që prej dy muajsh është ngritur edhe një komision hetimor parlamentar për koncensionet në Shëndetësi.
Por ajo që tërheq vëmendjen është se si mund të arrijë të njihet me një dosje me këto përmasa dhe me rreth 80 njësi elektronike një i pandehur që është në masë sigurie dënim me burg. Në rastin konkret për shembull ish zv ministri Klodjan Rjepaj. Si i mundëson akuza dhe gjykata një proces të rregullt ligjor një të pandehuri nëse nuk arrin të ketë akses të plotë në dosjen hetimore?
Nëse është folur shumë për reformën në drejtësi, a nuk duhet të mbahen në konsideratë edhe të drejtat e të pandehurve për sa kohë pa një një vendim të formës së prerë janë ende të pafajshëm?