‘Zoti i drogës’/ Atentat bashkëpunëtorit të Elvis Demçes, i zunë pritë poshtë shtëpisë. Thirrjet: Ndihmë nënë, po humb mendjen…!

 Giancarlo Tei, i njohur si bashkëpunëtor i afërt i ‘zotit shqiptar’ të drogës Elvis Demçe, ka rënë pre e një atentati me armë zjarri në Romë. Ai u qëllua teksa ecte në këmbë dhe dëshmitarët tregojnë se kërkonte dëshpërimisht nënën e tij, dhe bërtiste për ndihmë, sikur të ishte ende një fëmijë.

“Ndihmë, ndihmë. Më qëlluan, jam gati të humbas mendjen”, bërtiste ai, shkruan Il Messaggero.

27-vjeçari Giancarlo Tei ka qenë i akuzuar për vrasje, dhe ishte shumë pranë arrestimit disa ditë më parë. Ai është njeriu kyç në menaxhimin e trafikut të drogës në bashkëpunim me bosin e rrezikshëm shqiptar Elvis Demçe por edhe me bandat e fuqishme kalabreze të San Luca.

Natyrë “të dhunshme”, e konsiderojnë hetuesit 27-vjeçarin. Gjaknxehtë dhe më kalimin e viteve ka arritur të menaxhojë trafikun e drogës, ndërsa ka mbajtu kontakte edhe me bosin shqiptar të drogës Elvis Demçen, i cili në bisedën e tij në Encorchat e quajti shqiptarin si ‘i çmendur’.

Giancarlo Tei, siç e quajnë shumë ‘Lallo’, iu nënshtrua një operacioni për të nxjerrë plumbin.

Kujtojmë se Elvis Demce u arrestua në janar të 2022-shit, pasi në përgjime u zbulua se fliste me anëtarë të grupit kriminal për të ekzekutuar efektivë, gjyqtarë dhe prokurorë që hetonin për të shkatërruar klanin e tij./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com