Nga martesa te hapja e dyerve të mortit brenda një muaji… vrasja e efektivit të “Shqiponjave” u fiksua e gjitha në kamera

Vrasja e efektivit të forcave ‘Shqiponja”, Nevrus Cenalia, nga autori 23-vjeçar, Azgan Mernica, është regjistruar e gjitha në kamera!

Ngjarja e rëndë ndodhi në dalje të fshatit Baltëz të Fierit, fshat në të cilin jetonte viktima. Disa pista po hetohen, por paraprakisht dyshohet se autori dhe viktima mund të kenë debatuar për një konflikt të çastit, që lidhej me një rrugë të ngushtë.

Në pikën ku ka ndodhur krimi, është e vendosur edhe një kamera sigurie, që siç bën me dije gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat, tashmë është marrë nga policia dhe bëhet këqyrja e pamjeve.

E ndërsa policia vijon hetimet dhe kërkimet për lokalizimin dhe vënien në pranga të autorit, familja e 28-vjeçarit ka hapur dyert e mortit… Një muaj më parë, familja e tij gëzonte dhe priste urime për martesën e 28-vjeçarit, që sot jeta iu pre në mes./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com