Krimi në Fier/ Policia kontrolle në banesën e autorit, po bëhen kontrolle dhe me dron

Të tjera detaje janë zbardhur për ngjarjen në Fier, ku polici Novruz Cenalia është ekzekutuar me armë zjarri.

Policia ka bërë kontrolle në banesën e autorit të dyshuar, teksa janë marrë në pyetje edhe familjarët.

Policia po i heton të gjitha pistat, por dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur edhe për shkak të detyrës dhe kjo është pista kryesore ku është fokusuar grupi hetimor.

Burime bëjnë të ditur se polici është qëlluar me një plumb në kokë. Autori ka lënë makinën tek shtëpia e dajës së tij dhe është larguar nëpër ara, ndërsa policia po bën kontrolle edhe me dron.

Kujtojmë se autori i krimit Azgan Mërnica është vëllai i Kiri Mërnicës, i cili në vitin 2019 vrau me thikë 23-vjeçarin Florian Selimi. Kiri Mërnica është dënuar me 19 vite burg/m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com