Ky është efektivi 28-vjeçar Novruz Cenalia i cili u ekzekutua në Fier

Ky që shihni në foto është Novruz Cenalia, efektivi 28-vjeçar i cili mbeti i vrarë me armë zjarri këtë të hënë në Fier. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Baltëz, teksa i riu Cenalia po shkonte për në punë. Ai ishte efektiv i repartit “Shqiponja” dhe ishte pjesë e policisë prej 3 vitesh.

Autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje tragjike dyshohet të jetë Asllan Mërnica. Pasi e qëlloi për vdekje efektin ai u largua me makinë nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht policia është në kërkim të tij.

Sa i përket motiveve, shkak për këtë vrasje dyshohet të jetë bërë gjakmarrja. Si autori dhe viktima ishin me origjinë nga Hasi dhe sipas gazetares Anila Sefa, babai i viktimës dyshohet se 9 vjet më parë ka kryer një vrasje.

Megjithatë të gjitha këto janë të dhëna paraprake dhe do të jenë hetimet e policisë ato që do të hedhin dritë mbi këtë vrasje.

Ndërkohë, gazetari Besar Bajraktaraj raporton se edhe babai i 28-vjeçarit është pjesë e forcave të policisë po në Fier.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com