Një efektiv policie raportohet të ketë mbetur i vrarë me armë zjarri këtë hënë në fshatin Baltëz të Fierit.
Raportohet se bëhet fjalë për një efektiv të “Shqiponjave”, i cili nuk ka qenë në shërbim në momentin e ngjarjes.
Identiteti i viktimës momentalisht nuk dihet. Edhe përsa i përket autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë nuk ka të dhëna. Mësohet se efektivi gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes.
Rrethanat e kësaj vrasjeje momentalisht janë të paqarta. Më shumë detaje pritet të kemi në vijim.
/a.r