Kur tifozllëku i tepërt “të merr në qafë”! Me armë në ballkon, gjermani përfundon në…

Entuziazmi për shkak të futbollit, sidomos kur skuadra e zemrës arrin qëllimet, është shpesh i madh e rrallëherë të çon në burg. Si rasti i një personi në Gjermani.

Pasi St. Pauli arriti të ngjitej në Bundesligë ai doli në ballkon në banesën e tij në Hamburg dhe nisi të qëllojë me pistoletë. Kjo vuri në alarm policinë gjermane. Ata shkuan në vendin e ngjarjes dhe sipas asaj që shkruajnë mediat ka pasur shkëmbim zjarri mes të dyja palëve. Madje si pasojë e të shtënave është shkatërruar edhe një xham i vendosur në ballkon.

U deshën forcat e specializuara të ndërhyrjes që ndaluan autorin dhe e nxorrën nga apartamenti. Sipas të njëjtave burime, tifozi i flaktë i St. Pauli kishte qenë i dehur në momentin e ngjarjes.

Në deklaratën e tij ai tha se qëlloi me armë nga gëzimi pasi ekipi i tij i zemrës u ngjit në Bundesligë.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com