SPAK e kërkon që ta pyesë për Xibrakën, Bardhi: S’vij dot të mërkurën, do iki 10 ditë jashtë vendit!

Në Prokurorinë e Posaçme ka mbërritur një shkresë e Gazment Bardhit i cili ka kërkuar që marrja në pyetje e tij të mos zhvillohet ditën e mërkurë në orën 10:00, atëherë kur është caktuar po në një ditë tjetër.

Kjo përshkak të një angazhimi politik që Gazment Bardhi ka në Berlin dhe Londër deri më 23 Maj.

Në të tilla kushte Bardhi kërkon që deklarimet e tij të bëhen këtë të hënë ose të martën.

Kujtojmë se javën e kaluar, kreu i grupit të PD bëri publike fletëthirrjen e SPAK për të, që të paraqitet si person që ka dijeni lidhur me çështjen, që siç specifikoi Bardhi ishte ajo e “Xibrakës”.

Për këtë të fundit, ka patur replika të herëpashershme mes tij dhe kryeministrit të vendit Edi Rama.

Kjo pasi Bardhi e ka akuzuar vëllain e kreu të qeverisë Olsi Rama, si person të përfshirë në çështjen e laboratorit të drogës në Xibrakë vite më parë.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com