Aksident tragjik me motor, humb jetën 40-vjeçari shqiptar në Itali

Një 40-vjeçar shqiptar humbi tragjikisht jetën të dielën në një aksident me motor, në Fermo të Italisë. Një tjetër shqiptar, po 40-vjeç, mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Ancona-s.

Ngjarja, sipas ANSA, ndodhi rreth orës 17:00, pak metra nga sheshi Ostilio Ricci. Dy shqiptarët udhëtonin me Scooter, kur drejtuesi humbi kontrollin e mjetit dhe u rrëzua duke gjetur vdekjen.

Autoritetet nisën hetimet, me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti të rëndë.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com