Marrëveshja me Italinë për pensionet diskutohet sot në Komisionet Parlamentare

Komisionet parlamentare do të marrin këtë të hënë në shqyrtim projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë në fushën e sigurimeve shoqërore”.

Pas shqyrtimit, diskutimit e miratimit nga komisionet parlamentare, pr.ligji do të dërgohet në Kuvend.

Kujtojmë se më 6 shkurt, Shqipëria dhe Italia firmosën marrëveshjen për njohjen reciproke të pensioneve mes dy vendeve për shtetasit shqiptarë dhe italianë.

Ky projektligj do të shënojë një pikë të rëndësishme kthese për shpresat e emigrantëve shqiptarë që prej vitesh jetojnë në Itali që të mund të përfitojnë nga njohja e sigurimeve të ndërsjellta.

Marrëveshja do të zbatohet për sigurim për pleqërinë, invaliditetin, pension familjar (pasjetuesit), sigurim për përfitim për sëmundjet dhe barrë-lindjen dhe sigurim i papunësisë. Nga marrëveshja pritet të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë që kanë kontribuuar në Itali prej më shumë se 30 vitesh.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com