Këngëtarja Xhesika Polo është surprizuar ditën e sotme nga një dron ku shkruhej “Jemi me ty”. Teksa ndodhet nën ethet e nominimit, që është sëbashku me Albanon, Ditean dhe Florin, ajo tha se për 52 ditë e kanë “harruar”.
“Shyqyr. Më keni lënë vetëm për 52 ditë. Më keni lënë si jetime”, tha Xhesi.
Atë e kanë mbështetur edhe fermerët e tjerë, të cilët janë bërë edhe kuriozë dhe e kanë pyetur se kush mund t’ia ketë dërguar.
“Ku di unë, nuk ja kam idenë”, tha Xhesi.