Robert Berisha drejt altarit për herë të dytë?

Këngëtari i njohur shqiptar, Robert Berisha ka folur së fundmi për partneren e tij të re, Ana Skrel.

Ish-banori i Ferma VIP thotë se ajo është 23-vjeçe dhe se me prejardhje është nga Ulqini, por që jeton në Amerikë.

“Si mos ta postoj këtë pehri? Loçkë, 23 vjeçe, ulqinake. Më bjen me udhëtu shumë, më ka ra shpesh me shku në Amerikë. Tani do e bëjmë, të vijë këtu për me ndejt më gjatë”, u shpreh ai.

Ai nuk e përjashton mundësinë për një dasmë të dytë, pas asaj me Nora Istrefin.

“Kur e kam njohur këtë nuk e ka ndjekur asnjë artist shqiptar, larg estradës. Më ka parë me një dasmë në New York, më ka parë me një storie dhe kështu kemi hy në kontakt. Nuk e ka ditur se kush jam, hiç. Jam rehatuar shumë me të. Kjo është Ana Maria. Pse mos të kem dasmë. Dasmën e dytë do ta bëjë ndryshe. Do e bëja jashtë, në një ambient të hapur. Më të vogël diçka”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com