Planet për fëmijë dhe lidhja me Meritonin, Ilnisa i thotë të gjitha

Ish-konkurrentja e Big Brother VIP3, Ilnisa Agolli ka treguar se ka takuar familjarët e Meriton Mjekiqit. Teksa ishte e ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top” në E Diell, ajo tha se e takoi babanë dhe vëllanë e Meritonit natën që ata ishin për surprizën brenda BBV.

“Babanë e Meritonit, bashkë me Meritonin, i kalova që mbrëmjen që i bënë surprizën Meritonit. Edhe atje ngriva”

E pyetur nëse ka plane për fëmijë me Meritonin, ajo u shpreh:

“Unë kurrë në jetën time nuk kam planifikuar asgjë, planet rrëzohen, në besoj në zot”.

Ilnisa tha se nuk do ta falë kurrë Eglën.

Asnjëherë! Nuk besoj se do ta fal sepse nuk kam arsye për ta bërë, janë mijqra pika për të mos e falur atë grua. Në ngjarjet e fundit që po zhvillohen atje brenda, nuk mendoj se ajo meriton falje, siç duhet në fakt. Bullizon pamjen, seksualizon fëmijët, shkel ligjin. Bota jashtë më priti mirë, shpresoj të vijojë kështu. Më keq seç kam parë brenda nuk ka ndodhur jashtë”.

Përveç Meritonit, Ilnisa u shpreh se fiton e meriton edhe Jul Deda.

“Do të them dhe një emër tjetër, do të them emrin e Julit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com