Rama në Athinë, Berisha ‘numëron’ nga ballkoni: Refuzim total nga emigrantët, do regjistrohet në muret e historisë

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një postim në Facebook ka reaguar për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë, me emigrantët shqiptarë.

Berisha e quajti një refuzim total nga emigrantët e vërtetë shqiptar, që do të regjistrohet në muret e historisë.

“Ramën në Athinë e përshëndet Spiropali. Të dashur miq, emigracioni shqiptar në Greqi neveriti takimin e sotëm të Ramës në Athinë.

Nga 1 milion shqiptarë në vendin fqinj, asnjë emigrant nuk pranoi të përshëndesë në takimin e Ramës për interesat dhe menderen e tij. Ky refuzim total do regjistrohet në muret e historisë si një refuzim epik nga shqiptarët e vërtetë që kanë emigruar në Greqi.

Nuk t’i nxjerr zemra fjalët për atë që me të gjithë qënien e tij ju thotë: ju dua shumë, por jo në Shqipëri. Nderim emigrantëve dhe diasporës shqiptare në Greqi dhe kudo që ndodhet”, shkruan Berisha./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com