Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, ka reaguar pas incidentin në Maqedoninë e Veriut, ku ambasadorja greke u larguar nga salla ku po mbahej ceremonia e betimit si presidente e Gordana Silianovska, pasi kjo e fundit e ka quajtur vendin e saj “Maqedoni”.
Në një reagim në ‘X’, Von der Leyen shprehet se Maqedonia e Veriut për të vazhduar rrugën drejt anëtarësimit në BE, duhet të respektojë plotësisht marrëveshjet e saj detyruese, përfshirë Marrëveshjen e Prespës.
“Në mënyrë që Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugën e saj të suksesshme drejt anëtarësimit në BE, është me rëndësi të madhe që vendi të vazhdojë kursin e tij reformues dhe të respektojë plotësisht marrëveshjet e saj detyruese, përfshirë Marrëveshjen e Prespës”, shkruan Von der Leyen.
Kujtojmë se gjatë ceremonisë së betimit të saj, Silianovska e quajti vendin “Maqedonia”.
Fill pas kësaj deklarate, ambasadorja e Greqisë në Maqedoninë e Veriut, Sofia Filippidou, e ftuar në seancën e Kuvendit për betimin e Gordana Silianovska, u largua nga salla në shenjë proteste për faktin se kjo e fundit i referohej vendit si “Maqedoni” gjatë betimit të saj, në kundërshtim me Marrëveshjen e Prespës.
Në vitin 2018 u arrit një marrëveshje në Prespë me Greqinë për ndryshimin e emrit nga Maqedoni në Maqedonia e Veriut, duke i dhënë fund mosmarrëveshjeve shumëvjeçare dhe duke i hapur rrugën përpjekjeve të vendit për integrim në BE dhe NATO./m.j
For North Macedonia to continue its successful path on EU accession it is paramount that the country continues on the path of reforms and full respect for its binding agreements, including the Prespa Agreement.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) May 12, 2024