Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë publike. Në fjalën e tij, ai theksoi se asnjëherë nuk i ka tradhtuar shqiptarët dhe se nuk ka cenuar interesat kombëtare të Shqipërisë.
Shumë të dashur miq, motra dhe vëllezër rrofshi që më nderuat kaq shumë. Jeni shembull, energji, forcë për mua. Unë nuk kam si ta hap zemrën dhe trurin tim që ju të hyni dhe të shihni vetë ca ka brenda, po unë nuk iki dot sot pa u thënë edhe dy fjalë.
Gabime unë mund të kem bërë plot deri këtu në këto 10 vite, i kërkoj ndjesë për çdo gabim, por kurrë në asnjë rast nuk i kam tradhtuar ata që ma kanë besuar qoftë edhe njëherë me votën e tyre këtë nder të jashtëzakonshëm. Nuk ka nder më të madh që mund t’i bëhet një njeri në jetë se sa të udhëheqë vendin e tij.
Nuk ka forcë materiale në këtë botë, fuqi politike, ekonomike, financiare, individ apo shtet që më josh apo detyron të përkulem për të përfituar për veten pas shpinës suaj, për të cenuar interesat publike dhe private të shqiptarëve që unë nuk i njoh, por Edi që ata më njohin mua apo për të përkulur majat e paprekshme të interesave kombëtare të Shqipërisë. Falë jush kjo ishte vizita ime më e bukur në Athinë dhe nuk besoj se do kem një më të bukur se kjo./m.j