Ministrja Elisa Spiropali nga Athina tha se kohët kanë ndryshuar. Shqipëria nuk është më e njëjta dhe sot është një magnet për turistët. Nga Athina i bën thirrje shqiptarëve që jetojnë në emigrim që të vijnë dhe të investojnë në vendin tonë.
Spriropali: Historia dhe gjeografia janë bërë shpesh barrikadë kundër popujve. E di që sot jeni mbledhur kaq shumë për të dëgjuar fjalën e dikujt që rreth 25 vite më parë ishte emrigrant në perëndim. Ai sot është kryeminsitir i vendit tuaj. Mjafton të mendosh se çfarë marrëzie ishte kur ju ikët nga Shqipëria e deri pak vite më parë ta mendoje se vendi ynë do të bëhej magneti i mbi 10 mln turistëve në vit, ndër të cilët edhe grekë. Për të kuptuar se si është kthyer bota përmbys. Kjo përmbysje është lajmësja e parë e një ftese për ata që kanë kursime për të investuar na bastin e sigurt të Edi Ramës dhe shqiptarëve që kanë zgjedhur të rrinë. Shqipëria e sotme nuk është ende vendi ku kush kthehet e gjen të shtruar rrugën, por është padiskutim vendi ku kush kthehet me dijen, aftësintë, eksperiëencën e migracionit i ka mundësitë për t’ia hapurr vetes rrugën në një copëz Evropë në formim e sipër.