Flet partnerja e Roan Brahimit, tregon si u ekzekutua armiku i Vis Martinajt: Fëmija i pa…

Për herë të parë, partnerja e Roan Brahimit ka folur për ngjarjen e rëndë që ndodhi pak ditë më parë në Athinë.

Katerina Beqo, e cila mbeti e plagosur, ka folur për median greke, Newsit.gr duke deklaruar se nuk kishte pasur dijeni se Roan Brahimi do të vinte në Athinë pasi nuk i kishte treguar asgjë.

“Nuk dija asgjë, nuk më kishte thënë gjë. Erdhi të Shtunën e Madhe për Pashkë”, është shprehur partnerja e Brahimit.

Në lidhje me ngjarjen ajo u shpreh se ishte e pranishme në makinë por nuk mbante mend sesi ndodhi. Ndërsa shtoi se fëmija i mitur i pa të gjitha.

“Isha bashkë me të brenda në makinë, por nuk e mbaj mend si ndodhi. Pastaj dola nga makina. Fëmija i pa të gjitha. Tani e ka mamaja ime, unë jetoj në shtëpinë time. Nuk jam fare mirë”, shtoi ajo.

Sipas mediave greke, në momentin që është qëlluar Roan Brahimi, partnerja e tij ka humbur ndjenjat, ndërsa fëmija i tyre ka bërtitur “Babi im, babi im”. Më pas në vendngjarje ka mbërritur gjyshja e fëmijës e cila e ka larguar prej andej.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com