Ushtria izraelite mund të ketë përdorur armë amerikane, në shkelje të ligjeve ndërkombëtare humanitare, në disa faza të luftës në gaza. Megjithatë, siç theksohet nga administrate e presidentit Biden, rrethanat e luftës ja pamundësojnë ende zyrtarëve amerikane, që një lajm të tillë, ta provojnë me sigurisë, ndonëse ka të dhëna “të arsyeshme” se Izraeli e ka shkelur këtë vijë të kuqe, duke bërë që përdorimi i armëve nga Amerika të jetë bërë edhe përkundër vetë obligimeve të Tel Avivit zyrtar, siç thotë Departamenti Amerikan i Shtetit. Gjithsesi, deri në provimin e këtij fakti, dërgesat me armë drejt Izraelit do të vazhdojnë.
Shtëpia e Bardhë, me urdhër të Joe Biden, ka nisur një kërkim në Izrael, për mënyrën sesi qeveria e Netanjahut, bashkë me të tjerët të angazhuar në konflikt, ka përdorur furnizimet me armë nga SHBA-të nga nisja e konfliktit. Nëse në disa faza, sipas raportit të DASH dorëzuar në Kongres, është e qartë sesi IDF ka luftuar brenda Gazës, në disa raste të tjera ka dyshime për thyerje të ligjeve ndërkombëtare. Gjithsesi në raportin prej 46 faqesh, theksohet se Izraeli ka qenë i detyruar, në kushte të jashtëzakonshme ushtarake dhe sfiduese për vendin, që të luftojë Hamasin në Gaza.
Në dokument po ashtu nënvijëzohet se për shkak se Hamas ka përdorur infrastrukturë civile dhe vetë civilët si streha, ka qenë e vështirë përcaktimi dhe gjetja e fakteve në terren, në një zonë aktive lufte, nëse targeti ka qenë Hamas apo jo. Nëse Izraeli i ka përdorur armët amerikane, agjencitë amerikane të inteligjencës thonë se ushtria e saj, e ka njohurinë e eksperiencën për t’i përdorur ato.
“Raporti në vetvete është kontradiktor dhe nuk ka konkluzione të qarta. Thuhet në të se ka të dhëna të arsyeshme se armët amerikanë janë përdorur në shkelje të ligjeve ndërkombëtare humanitare por nuk thuhet se Izraeli ka shkelur ligjet ndërkombëtare. Thuhet se Izraeli ka penguar ndihmat humanitare në Gaza dhe nuk thuhet që Amerika do t’i ndërpresë ndihmat për vetë Izraelin dhe kjo është absurde, sepse vetë IDF ka mbyllur pikë kalimet kufitare nga Egjipti. Ndaj mendoj se në disa mënyra, administrat e Biden dhe vetë DASH, po përpiqen që vetë ta gatuajnë tortën dhe vetë ta hanë”, u shpreh Josh Paul ish drejtues për politika ushtarake, DASH.
Java që po lëmë paska qenë e etiketuar edhe si java e përplasjes së parë mes Benjamin Netanjahut dhe aleatit më të madh të Izraelit, Amerikës dhe Joe Biden, me këtë të fundit që po përpiqet vazhdimisht të ruajë ekuilibrat. Por Rafahu mbetet pika e kthesës.
Edhe këtë të shtunë, me mijëra banorë janë urdhëruar nga ushtria izraelite, të largohen më në lindje të Rafah, atje ku po ndërtohen kampe për të evakuuarit. Por në qytetin jugor, janë strehuar mbi 1 milionë të zhvendosur nga Gaza, ku luftimet mes IDF dhe militantëve të Hamas vazhdojnë në 24 orë.
/a.r