Miratohet rezoluta që kërkon anëtarësimin e Palestinës në OKB! Shqipëria abstenon. Ja si u ndanë votat

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar një rezolutë që njeh Palestinën si të kualifikuar për t’u bërë anëtare e plotë e Kombeve të Bashkuara dhe rekomandon që Këshilli i Sigurimit “të rishqyrtojë çështjen në mënyrë të favorshme”.

Drita jeshile nga CDS (ku SHBA vuri veton muajin e kaluar) është një kusht i domosdoshëm për çdo miratim të plotë.

Teksti mori 143 vota pro, 9 kundër dhe 25 abstenime.

Ja vendet që abstenuan rezolutën për anëtarësimin e Palestinës në OKB, mes tyre Shqipëria

Italia abstenoi në rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që njeh Palestinën si të kualifikuar për t’u bërë anëtare e plotë e Kombeve të Bashkuara.

Abstenimet e tjera janë Shqipëria, Bullgaria, Austria, Kanadaja, Kroacia, Fixhi, Finlanda, Gjeorgjia, Gjermania, Letonia, Lituania, Ishulli Marshall, Hollanda, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Paraguaj, Rumania, Vanuatu, Malavi, Principata e Monakos, Ukrainë. , Britania e Madhe, Suedia dhe Zvicra.

Ndërsa nëntë vendet që votuan kundër janë SHBA, Izraeli, Palau, Nauru, Mikronezia, Papua Guinea e Re, Hungaria, Argjentina dhe Republika Çeke./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com