Dalin pamjet e fundit të Alma Arrazit me tre fëmijët, kamerat fiksuan lëvizjet e tyre drejt Bunës

Këto janë momentet e fundit të Alma Arrazit dhe 3 fëmijëve të saj të mitur, mbrëmjen e 2 Majit në Shkodër.

TiranaWeb ka siguruar pamjet e fiksuara nga kamerat e sigurisë nga një bar kafe ku 39-vjeçarja dhe fëmijët ishin nën shoqërinë e kunatës së saj.

Siç shihet edhe nga pamjet, viktima dhe fëmijët dalin nga ambientet e bar-kafes rreth orës 20:10 minuta. Në pamje duket se njëra prej vajzave në dorë mban një qese.

Në të njëjtën kohë me ta nga lokali del dhe kunata e Alma Arrazit e cila gjithashtu me vetë ka një fëmijë.

Pasi përshëndeten me njëra-tjetrën, 39-vjeçarja dhe 3 fëmijët largohen në drejt të urës së Bunës ndërsa kunata e saj me vajzën e vogël ikin në drejtimin e kundërt.

Një tjetër pamje e siguruar nga TiranaWeb tregon teksa nëna me 3 fëmijët lëvizin në Urën e Bunës. Siç mund të shihet, të katërt ata ecin qetësisht.

Pamjet e siguruara i përkasin orës 20:21 të datës 2 Maj, vetëm pak minuta përpara se Alma Arrazi të hidhej së bashku me 3 fëmijët në lumin Buna, aty ku dhe gjetën vdekjen.

Pikërisht këto sekuenca filmike përëndruan kërkimet e policisë në lumin Buna, ku 39-vjeçarja u vetëmbyt së bashku me 3 fëmijët e saj. Policia thotë se shkak u bë dhuna psikologjike dhe tradhtia e bashkëshortit të saj, Erdgys Arrazi.

Ky i fundit është vënë në pranga nga policia për “shkaktim të vetëvrasjes”. Përpara grupit hetimor 31-vjeçari ka mohuar dhunën duke pretenduar se bashkëshortja e tij vuante nga probleme të shëndeti mendor.

VIDEO ME PAMJET:

@tiranaweb.al Këto janë momentet e fundit të #AlmaArrazi dhe 3 fëmijëve të saj të mitur, mbrëmjen e 2 Majit në #Shkodër ♬ Beethoven Moonlight Sonata-High Sound Quality – Amemiya

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com