Juli e pyet troç për lidhjen me Romeon, Heidi flet të vërtetën


Pas deklaratës së Graciano Taganit se Romeo Veshaj i ka shkruar Erjola Doçit për t’u lidhur kur kanë qenë jashtë “Big Brother VIP3”, disa nga banorët kanë nisur të dyshojnë në lidhjen e aktorit me Heidi Bacin.

Një ndër ta është edhe Julian Deda, i cili e ka pyetur Heidin se a është e vërtetë lidhja e saj me Romeon, ndërsa banorja tregoi që dashuria e tyre është e vërtetë.

Gjithashtu Heidi i kujtoi Julit dhe Meriton Mjekiqit takimin që ajo bëri me nënën e saj, e cila i tha që nuk e ka parë kurrë më të dashuruar se tani.

Megjithatë dy banorët akoma dyshonin në ndjenjat e çiftit sepse sipas tyre, nëse një gjë e tillë do ti kishte ndodhur Meritonit partnerja e tij Ilnisa Agolli do ta kishte çuar atë në lavanderi duke e pyetur rreth situatës.

Pjesë nga biseda:

Juli: A ta bëj një pyetje Bac? A është një lidhje e vërtetë kjo e juaja?

Heidi: Po është. Mua më erdhi mami, çfarë po flisni o njerëz?

Juli: Po ti kishte ndodhur këtij (Meritonit) do ta kishte marrë menjëherë Ilnisa dhe çuar në lavanderi

Heidi: Mund të ishim të pafytyrë ne të gjithë familjarisht kështu! Mua më erdhi mami dhe më tha s’të kam parë ndonjëherë kështu.

Juli: Unë po të pyes, s’po të akuzoj

Heidi: E kupton pozitën time, unë po dal false e situatës

Meritoni: O Heidi a di të flasësh si njeri mos ta ekzagjerosh ndonjëherë?

Heidi: Si njeri po flas o Meriton


c

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com