Dy shqiptarë janë arrestuar në Greqi, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.
Të arrestuarit janë të moshës 38 dhe 25 vjeç, ndërsa mësohet se janë me origjinë nga Tepelena.
Dy shqiptarët u arrestuan dje rrerth orës 17:30. Në makinën e tyre u gjetën dhe u sekuestruan 15 kg kanabis, e ndarë në 150 pako me qëllim shitjen.
Më tej kontrollet vijuan edhe në banesën e dy shqiptarëve, ku policia gjeti 72 kg kanabis, një peshore elektronike dhe katër telefona celularë.
/a.r