“Po na bëni nder të madh”, Vuçiç pret me nderime të larta “vëllain” Jinping

Nën shoqërimin e avionëve të luftës MiG-29 dhe një njësie të posaçme të ushtrisë, me këngë e flamuj kinezë, e po ashtu me nderimet më të larta shtetërore, Serbia i uroi mirëseardhjen, “vëllait” Shi Xhinpin, siç e ka cilësuar presidentin kinez.

Lideri i Pekinit mbërriti në Beograd mbrëmjen e së martës për një vizitë dy ditore, që synon të rrisë ndikimin e Kinës në politikën dhe ekonominë e Europës. Jinping u prit në aeroport nga krerët më të lartë të shtetit, duke filluar nga presidenti e kryeministri, e deri tek ministri i jashtëm.

Një pritje zyrtare u organizua mëngjesin e së mërkurës në pallatin Serbia, seli e qeverisë, ku Jinping dhe zonjës së parë Peng Liyuan ju rezervuan nderimet më të larta.

U kënduan himnet kombëtare të të dyja vendeve dhe pati 10 të shtëna nderi. Qindra qytetarë u mblodhën pranë Danubit për të ndjekur ceremoninë.

Vuçiç tha më herët se më këtë vizitë, Jinping i bënte një nder të madh popullit serb, ndërsa presidenti kinez deklaroi se vizita do të çelte një kapitull të ri mes dy vendeve, që sipas tij kishin një miqësi të çeliktë.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com