“Lypësja e pasur” e Elbasanit: Mercedesi ishte imi, e bleva me lekët që më la burri francez

Donika Jonuzi, që akuzohet se organizoi vrasjen e burrit të saj Ilir Osmani, ka folur për emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus dhe ka treguar variantin e saj të ngjarjes.

Gazetari Spartak Koka udhëtoi drejt Pejës në Kosovë për ta intervistuar, pasi aty jeton Donika ku edhe lyp. Ne e kemi etiketuar “lypësja e pasur” nga Elbasani që lyp në Pejë, për shkak se në disa foto të Donikës kjo e fundit shihet e veshur me rroba të mira, varëse floriri madje ka në zotërim edhe një makinë Mercedes-Benz.

Por varianti tjetër i saj është lypja në rrugët e Pejës. Çfarë thotë Donika Jonuzi për këto dy variante të saj?

Donika Jonuzi: Aty që jam me kostumin e kuq kam qenë në dasmë, motra ime martoi djalin.

Spartak Koka: Ne kemi bërë këtë lloj krahasimi, thamë “lypësja e pasur”. Nga njëra anë me varëset e floririt dhe nga ana tjetër reflektoni një gjendje e cila ishte katastrofë.

Donika Jonuzi: Shumë e drejtë.

Spartak Koka: Si ka mundësi?

Donika Jonuzi: Më ka çuar Iliri.

Spartak Koka: Pra, ju nuk keni sot më mundësi familjare?

Donika Jonuzi: Nuk kam, m’i ka ngrënë Iliri, të gjithë pasurinë.

Spartak Koka: Konkretisht?

Donika Jonuzi: Makinën e kuqe që ke parë në foto, që është Iliri bashkë me Serxhon.

Spartak Koka: Makina juaj me targa të huaja?

Donika Jonuzi: E vërtetë, është makina ime, e kam blerë në Durrës. Kam qenë e martuar me francezin.

Spartak Koka: Po francezi jeton sot apo ka ndërruar jetë?

Donika Jonuzi: Jo ka ndërruar jetë.

Spartak Koka: Ke marrë pasuri ti nga francezi?

Donika Jonuzi: Kam marrë lekët që më ka dhënë, shpërblimi i burrit domethënë.

Spartak Koka: Francezin e ke njohur për letra? Je martuar me dashuri?

Donika Jonuzi: Jo, punë letrash.

Spartak Koka: Po pse të ka dhënë shpërblim?

Donika Jonuzi: Po kam jetuar afërsisht 2-3 vjet me atë. Francezi ka qenë 70 e ca vjeç kur jemi lidhur për herë të parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com