Tepelenë/ Operacioni: Pas ‘shtëpisë së barit’, policia zbulon dhe pajisje kriptomonedhash

Policia lokale në Qarkun Gjirokastër po ushtron kontrolle antikrim për ekzistencën e mjediseve të kultivimit të kanabisit me llamba si dhe prodhimin e kriptomonedhave.

Nga operacioni policor, janë konstatuar dy mjedise të dyshuara për kultivimin e kanabisit me llamba.

Dyshohet se dy banesa përkatësisht në qytetin e Tepelenës dhe rrethina funksiononin si shtëpi bari për kultivimin e kanabisit me llampa.

Gjithashtu gjatë kontrolleve të policisë në një tjetër banesë në Tepelenë janë zbuluar një pajisje kriptomonedhash.

Policia ka evidentuar faktin se në këto tri mjedise ka patur mbifaturim të energjisë elektrike çka ka nxitur dyshimet për përdorimin e tyre për veprimtari të jashtëligjshme.

Në lidhje me këto raste policia lokale ka shoaëruar katër persona dhe po vazhdon intesivisht hetimet.

Operacioni anti-kanabis

Policia ka arrestuar në dalje të fshatit Veliqot në Tepelenë 4 persona si të dyshuar se kishin krijuar një shtëpi bari, ku kultivonin marijuanë.

Brenda objektit u gjetën rreth 230 rrënjë cannabis. Policia kishte marrë denoncime periodike së fundi për praninë e parcelave të mbjella në këtë zonë ndërsa shtëpia e barit i zbulua pas kontrolleve në disa objekte të pabanuara. Gjithashtu policia ka shoqëruar edhe persona të tjerë që mund të kenë dijeni për prani të parcelave në terren natyror.

“Në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa në terren apo në ambiente të mbyllura me llamba, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokaster kanë intensifikuar kontrollet.

Si rezultat i kontrolleve dhe inteligjencës policore shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, në rrugën e fshatit Veliqot kanë zbuluar një ambient (shtëpi e pabanuar) të përshtatur me llamba që furnizoheshin me energji elektrike, për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa në vazo.

Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit. Në përfundim të veprimeve të para do ketë informcion më të detajuar.

Ndërkohë shërbimet e policisë vijojnë kontrollet në terren dhe në ambientet e mbyllura,”-njofton policia./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com