Princ Harry mbërrin në Britani, a do takohet me babain dhe vëllain e tij?

Princ Harry ka mbërritur në Britani për të marrë pjesë në ceremoninë për 10 vjetorin e Lojërave Invictus.

Kujtojmë se Harry u kthye në Britani për herë të parë që nga vizita e mbretit Charles pas diagnostikimit të tij me kancer. Duka i Sussex-it pritet të flasë në këtë ngjarje, e cila shënon një dekadë që nga fillimi i Lojërave Invictus në Londër në 2014. Ai ndodhet në Britani pa Meghan Markle dhe fëmijët e tyre, sipas mediave.

Megjithatë, Princi Harry nuk pritet të takohet me vëllain e tij Princin William, i cili do jetë larg vendit. Nuk dihet nëse Harry do të takohet me babain e tij, Mbretin Charles.

Një burim i cituar nga The Sun javën e kaluar tha se Harry do të takojë babain e tij.

Harry bëri një udhëtim të shkurtër në Britaninë e Madhe në shkurt, duke kaluar rreth 45 minuta me babain e tij, i cili sapo kishte filluar trajtimin kundër kancerit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com