Motra e Almës: I ka munguar buka motrës dhe fëmijëve të motrës sime

Motra e Alma Arazit, trupi i të cilës u gjend ditën e sotme në lumin Buna, teksa ka dhënë një intervistë ka folur për problemet që motra e saj po përballej kohëve të fundit.

Sipas saj, Almës përveçse i është dashur të përballej me tradhëtinë e të shoqit, përballej dhe me probleme ekonomike pasi bashkëshorti i saj nuk çonte asnjë lekë në familje por i prishte ato me të dashurën e tij.

Ajo tregon se i ka munguar buka dhe të vegjëlve të saj dhe asgjë nuk ka qenë e lehtë për të.

Mund t’ia faktoj që motrën time e çoji deri këtu që t’i jepte fund jetës me fëmijët, sepse nuk e ka pasur të lehtë motra ime, kur e dinte që po e tradhtonte. Shpirti im e di se sa jam munduar për t’ia mbushur mendjen hajde rri me motrën tënde. nuk arrinte t’i jepte dot ushqim fëmijës së vet. Eri, konsumonte dreka darka me të dashurën e vet, nuk i dilte buxheti të blinte ushqim për fëmijët. Kohët e fundit i ka munguar çdo gjë, edhe buka i ka munguar motrës sime dhe fëmijës së motrës time”, tregon ajo.

E prekur, motra e Almës e përshkruan atë si një grua të përkryer dhe një nënë shembullore.

Po shpikin çdo gjë për motrën time, ajo ka qenë një grua e mrekullueshme, ka qenë një grua e përkryer, i çonte fëmijët në shkollë. Nëse do ishte me të meta mendore nuk do kishin respekt një lagje e tërë. Si ka mundësi ka të meta mendore dhe ka 10 vjet martesë?”, thotë motra.

Ajo tregon se nuk kanë qenë të pranishëm në ceremoninë mortore të vajzës së Almës, ndërsa kërkon që trupi i Almës të varroset në Durrës.

“Nuk kam marrë pjesë në ceremoni, ju lutem shumë që motrën time ta varrosim në Durrës, s’ka lidhje ta varrosim në Shkodër. Nuk ka kanë thërritur për ceremoninë mortore”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com